Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka zbuluar sot për gazetarët dhuratën “misterioze” që tha se Irani ia kishte bërë SHBA-së si pjesë e negociatave.
Trump tha se dhurata ishin 10 anije me naftë që kaluan me sukses Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe nafte. Presidenti tha se SHBA-të ishin angazhuar në bisedime shumë thelbësore me zyrtarë iranianë të paidentifikuar dhe se lëvizja e anijeve cisternë të naftës përmes Ngushticës ishte një provë se negociatorët ishin seriozë.
“Ata thanë, ‘Për t’ju treguar faktin se ne jemi të vërtetë dhe të fortë dhe se jemi atje, do t’ju lejojmë të keni tetë anije të mëdha me naftë’”, tha Trump, duke shtuar se anijet lundruan nëpër Ngushticën e Hormuzit duke mbajtur flamuj pakistanezë.
Ai shtoi se iranianët lejuan gjithashtu dy anije shtesë “për të kërkuar falje për diçka që thanë”. Trump u pyet gjithashtu nga gazetarët nëse mendonte se Irani mund të caktojë një tarifë për anijet që kalojnë Ngushticën.
“Nuk duhet të jenë në gjendje, por po e bëjnë pak nga pak”, tha ai./mxh
