Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të shtunë, në orën 11:00, një mbledhje të zgjeruar me qeverinë dhe grupin parlamentar.
Takimi pritet të përfshijë diskutime të rëndësishme, ndërsa pjesë e fjalimeve do të jenë drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, kryetari i Komisionit të Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku, si dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.
Kjo mbledhje vjen si e para e përbashkët mes qeverisë dhe grupit parlamentar pas Asamblesë Kombëtare Socialiste, e mbajtur të shtunën e kaluar në Durrës. Në atë takim, kryeministri Edi Rama njoftoi një sërë ndryshimesh që prekën drejtuesit politikë në gjashtë qarqe të vendit, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të vitit 2027.
