Gjigandi zviceran Nestle njoftoi ditën e sotme se një ngarkesë e madhe çokollate KitKat, saktësisht me peshë rreth 12 ton, ishte vjedhur javën e kaluar.
Kompania tha se kamioni që transportonte 413,793 çokollata u nis nga fabrika e saj e prodhimit në Italinë qendrore dhe ishte duke shkuar drejt Polonisë kur u zhduk. Nestle nuk zbuloi se ku saktësisht ishte zhdukur kamioni, vendondodhja e të cilit ende nuk dihet.
“Ne gjithmonë i kemi inkurajuar njerëzit të bëjnë një pushim me KitKat. Por duket se hajdutët e kanë marrë mesazhin shumë seriozisht dhe kanë vjedhur më shumë se 12 ton çokollatë”, tha një zëdhënës i markës, duke iu referuar sloganit reklamues të produktit.
Firma tha se grabitja mund të rezultojë në mungesë masive të çokollatës në raftet e supermarketeve në disa vende evropiane. Gjithashtu paralajmëroi se çokollatat e zhdukura mund të hyjnë në kanalet jozyrtare të shitjes.
Por Nestle tha se nëse kjo ndodh, do të ishte e mundur të gjurmoheshin mallrat e vjedhura duke skanuar kodet unike të serisë që gjenden në secilën çokollat/kb
