Last Updated on 30/03/2026 by Kesjana
Çmimet globale të naftës janë rritur ndjeshëm, ndërsa tregjet aksionare në Azi kanë pësuar rënie të fortë këtë të hënë, 30 mars, në një kohë kur konflikti në Lindjen e Mesme ka hyrë në javën e pestë.
Nafta e tipit Brent u rrit me mbi 3%, duke kaluar nivelin prej 115 dollarësh për fuçi. Paralelisht, nafta amerikane (WTI) arriti në rreth 103 dollarë, pas një rritjeje prej rreth 3.5%. Ky zhvillim e vendos Brent-in në kurs për rritjen mujore më të madhe në histori.
Tregjet aziatike reaguan negativisht ndaj situatës. Indeksi japonez Nikkei 225 ra me 4.5%, ndërsa Kospi i Koresë së Jugut shënoi një rënie prej 4%./kb
