Last Updated on 31/03/2026 by Anisa
Gjykata e Posaçme ka shtyrë në datën 7 Prill në orën 09:30 gjyqin për kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Vendimi i shtyrje së gjyqit erdhi pasi Prokuroria e Posacme kërkoi kohë pas fjalës së Beqajt. Avokatët e Ilir Beqajt kanë ofruar edhe opsionin e garancisë pasurore prej 20 milion lekë të vjetra.
Ish-ministri, Ilir Beqaj është i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim. Ndaj Beqajt rëndojnë akuzat “Shpërdorim detyre”, e kryer në bashkëpunim.
Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit 2023.
