Last Updated on 31/03/2026 by Anisa
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe të drejtpërdrejtë pas interesit të madh publik për deklaratat e tij, duke sqaruar se angazhimi i tij nuk është as i rastësishëm dhe as provokim politik.
Braçe thekson se mbështetja dhe mesazhet e qytetarëve kanë qenë të shumta, ndërsa ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që i kanë shkruar dhe e kanë inkurajuar në këtë drejtim.
“Se pari e mbi te gjitha shume shume faleminderit per mesazhet, mbeshtetjen permes tyre, vleresimin po permes tyre, inkurajimin po permes tyre; Ju jam shume shume mirenjohes!”
Ai ka kërkuar gjithashtu ndjesë për mungesën e përgjigjeve në disa mesazhe, veçanërisht në rrjetet sociale.
“Dua ti kerkoj ndjese secilit nder ju qe me keni shkruar e nuk i kam kthyer nje ‘FALEMINDERIT’ pas; vecanerisht atyre qe me kane shkruar ne Messenger te Facebook, ne DM e Instagram…”
Ai sqaron qëllimet politike dhe pyetjet e përsëritura nëse bëhet fjalë për një shaka apo një lëvizje serioze.
“E KE SERIOZISHT APO PO TALLESH ME NJEREZIT? … Nuk ka ndodhur kurre qe une te tallem me njerezit dhe nuk do te ndodhe ndonjehere… POOO E KAM SERIOZISHT E DO TI SHKOJ DERI NE FUND BASHKE ME JU!”
Braçe nënvizon se nuk bëhet fjalë për ambicie personale, por për një vizion më të gjerë për qytetin.
“NUK ESHTE AMBICIE PERSONALE, NUK ESHTE INTERESI IM PERSONAL… POR MENDOJ SE KEMI NJE MUNDESI SHUME TE MADHE PER TA ZHVILLUAR KETE QYTET NE NJE DIMENSION TE RI…”
Deklarata e tij ka ndezur diskutime të reja në skenën politike, duke e vendosur emrin e Braçes në qendër për garën e ardhshme për Bashkinë e Tiranës.
