Nga Mentor Kikia
Mbi “rrebelimin” e Elisa Spiropalit!
“Ajo që po ndodh nuk është thjesht një çështje personale, por një shfaqje e një modeli që po zgjerohet me një normalitet të heshtur, ku arroganca dhe abuzimi nuk paraqiten më si devijime, por si forma të pranueshme shoqërore. Ky model nuk imponon vetëm vendime, por ndërton një kulturë ku bindja konsiderohet virtyt dhe përshtatja shpërblehet më shumë se merita, duke e zhvendosur gradualisht politikën nga një hapësirë e konkurrencës së ideve në një strukturë të mbyllur ku rëndësi ka sa përshtatesh, jo sa vlen”.
Ky tekst, i shkeputur nga nje postim i gjate i Elisa Spiropalit, permbledh filozofine e nje krize ne te cilen lengon demokracia qeverisese dhe demokracia politike/partiake ne Shqiperi. Nuk ka asgje te re ketu. Por, per nje vend kandidat per ne BE, padyshim qe ky standard eshte nje problem i madh.
35 vjet, pasi jane kacafytur, pergjakur e dashuruar, paaftesia, dashakeqsia, ligesia, babezia, mania per pushtet e per pasuri; pasi politika eshte bere simboli i paburrerise, pabesise, mashtrimit, hajduterise, pasurimit te padrejte, karrieres se shpejte e pa merite; pasi politikes ia kemi varur tashme ne qafe te gjithe pergjegjesite historike per shkaterrimin e shpreses se njerezve, largimin e tyre nga syte kembet, shkaterrimin e ekonomise dhe pasurise kombetare, shkaterrimin e natyres dhe mjedisit;pra pas 35 vjetesh ne kemi mberritur tashme ne nje udhekryq historik, apo buze nje gremine e po pyesim: Nga t’ia mbajme tani? Po pastaj cfare do te ndodhe? Ke te votojme, Ramen serish apo te rikthejme Berishen? Burrat dhe grate qe i japin pergjigje ketyre pyetjeve po behen gjithnje e me te pakte ne numer.
Vijme tek Spiropali!
Ajo eshte nje kontribuese e rendesishme e ketij realiteti. Ajo eshte bashkeautore dhe bashkeperfituese e asaj qe pershkruan me lart. Megjithate, mediat po i japin ze. Ndoshta sepse “Gossip”-i politik eshte mall qe ecen ne pazarin tone.Por shume njerez ne rrjet, mesaduket ne kerkim te nje gozhde ku te varin xhaketen e shpreses, i thone “bravo”, “vazhdo”, “ec para”.
Por ku do te shkoje? Ku do te ece Spiropali?
Neper studio behet pyetja: A perfaqeson Spiropali “mendimin ndryshe” ne PS?
Tani per tani une them se ajo nuk ka ende nje mendim, per ta gjykuar nese eshte ndryshe apo njejte.
Gjithashtu, mendoj se para se te ece me tej, sic ka lene te kuptohet nga teksti i saj shume metaforik dhe sic e keshillojne shume ndjekes, Elisa duhet ti jape pergjigje pyetjes nese ajo eshte penduar per cfare ka bere e perfituar, apo thjeshte eshte e zemeruar, pasi “Vellai i Madh” e nxori papritur nga shtepia.
