Këtë të enjte, moti në vendin tonë pritet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura gjatë gjithë ditës.
Reshjet e shiut do të shfaqen që nga orët e para të mëngjesit, fillimisht me intensitet të ulët, duke vazhduar gjatë ditës në mënyrë të herëpashershme dhe hera-herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Në zonat malore të Alpeve, veçanërisht në verilindje dhe juglindje, në lartësinë mbi 1000-1100 metra priten reshje bore me intensitet të ulët, në disa zona deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era mund të arrijë deri në 18 m/s.
