Last Updated on 03/04/2026 by EL
“Halli i Berishës është të mbrojë veten e tij dhe familjen”, kështu u shpreh analisti Ergys Mërtiri në një intervistë në media. Në analizën e tij, ai theksoi se kreu i PD, nuk shqetësohet nga përjashtimet sepse në thelb halli i tij është t’i shpëtojë burgut.
Ndërsa, shtoi se Berisha bën protesta të dështuara, vetëm për të bërë zhurmë sepse nuk ka qëllimin që të vijë në pushtet.
“Berishës nuk i duhet partia, por i duhet të mbajë partinë si logo, grupin e zjarrit, sepse sot është një parti militante kundër hetimeve. Berisha e ka luksin të përjashtojë këdo sepse nuk i duhet të fitojë përballë Ramës. Pra, atij i duhet që të jetë aty si lideri i opozitës, duke pasur ekskluzivitetin mbi opozitën. Ai nuk e ka problem për faktin se po i ikin militantët, apo njerëz që kanë sakrifikuar për këtë parti. Por, atij i duhet partia vetëm si mburojë…sepse Berisha rrezikon burgun; ai, familja e tij dhe njerëzit e tij janë në kushtet kur rrezikojnë burgun. Berisha e di që nuk vjen më kurrë në pushtet dhe halli i tij është SPAK dhe çdo gjë e bën për t’u mbrojtur. Bën protesta të dështuara, gjuan me molotov, përjashton njerëz, gjithçka që i sjell kosto elektorale. Si ka mundësi që një njeri bën autogola? I bën sepse nuk i duhet loja më”, tha ai./et
