Last Updated on 04/04/2026 by Anisa
Pas shpërthimit të luftës në Iran më 28 shkurt, mbi 5,000 fluturime u anuluan në Lindjen e Mesme, duke shkaktuar një nga ndërprerjet më të mëdha të trafikut ajror që nga pandemia e COVID-19.
Kompanitë ajrore ndaluan fluturimet drejt rajonit, ndërsa Irani, Izraeli, Iraku dhe Katari mbyllën hapësirën e tyre ajrore. Rrethanat e reja po ndryshojnë turizmin global, por edhe atë europian.
Në rajonin e Adriatikut dhe Jonit, Shqipëria dhe Kroacia janë në pozicionin më të mirë për të përfituar nga këto ndryshime, Mali i Zi mbetet i paqëndrueshëm, ndërsa Greqia është më e ekspozuara ndaj rënies së besimit dhe rritjes së kostove. Wadim Strielkowski, drejtor dhe profesor në Shkollën e Biznesit në Pragë të Republikës Çeke, i tha REL se se lufta në Lindjen e Mesme nuk çon në kolaps të plotë të udhëtimeve evropiane, por në një rishpërndarje të kërkesës turistike.