Last Updated on 07/04/2026 by EL
Alqi Bllako është paraqitur sot në Gjykatë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të vijimit të procesit për çështjen e inceneratorëve, i shoqëruar nga avokati i tij.
Ish-deputeti është dënuar më 11 mars me 4 vite burg për korrupsion pasiv në dy raste, ndërsa për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij ulet në 2 vite e 8 muaj.
Sipas SPAK, ai dyshohet se ka përfituar rreth 120 mijë euro në mënyrë të tërthortë nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përmes një pagese që lidhet me blerjen e një pajisjeje për aktivitetin tregtar të familjes së tij./et
