Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka deklaruar se protesta e 17 prillit do të ketë një skenar ndryshe nga protesta e mëparshme.
Këlliçi komentoi dhe kritikat drejt opozitës në lidhje me protestat, duke thënë se është e lehtë të kërkosh nga opozita, por çdo qytetar që kërkon më shumë nga opozita duhet minimalisht të marrë pjesë në protestë.
“Nuk do të jetë i njëjti skenar. Është e lehtë të kërkosh nga opozita. Të gjitha kritikat qëndrojnë. Por çdo qytetar që kërkon më shumë nga opozita minimalisht duhet të marrë pjesë në protestë”, tha Këlliçi./kb
