Last Updated on 09/04/2026 by EL
Nëna e aktorit dhe ambasadorit shqiptar në Kosovë, Petrit Malaj, është ndarë nga jeta ditën e sotme.
Lajmin për ndarjen nga jeta, e ka dhënë vetë Malaj në një postim në rrjetet sociale, i cili i ka kushtuar disa fjalë të ndjera nënës së tij.
Malaj shkruan se e ëma do të mbetet gjithmonë njeriu më i dashur për të, dhe që i ka mësuar gjithçka për jetën dhe për dashurinë pa kushte.
“Më mësoi gjithçka për jetën, për sakrificën dhe për dashurinë pa kushte. Do të më mungosh përjetë, nëna ime e shtrenjtë”, theksoi ambasadori.
Po ashtu ai ka njoftuar se mortore do të zhvillohet në ambientet e Funeral Home ALBA 2000 tek rruga e Durrësit, ish ambasada Jugosllave, ndërsa varrimi do të bëhet nesër në orën 14:00 në “Sharrë”.
Postimi i plotë:
Sot zemra e nënës time pushoi së rrahuri.
Ajo ishte dhe do të mbetet gjithmonë njeriu im më i dashur.
Më mësoi gjithçka për jetën, për sakrificën dhe për dashurinë pa kushte. Do të më mungosh përjetë, nëna ime e shtrenjtë.
Varrimi bëhet ditën e Premte dt. 10.04.2026 ora 14:00 në “Sharrë”.
Ceremonia mortore do të zhvillohet në ambientet e Funeral Home ALBA 2000 tek rruga e Durrësit, ish ambasada Jugosllave.
Vizitat priten ditën e Shtunë dhe të Dielë në oraret 09:00–14:00 dhe 16:00–20:00 po në ambientet e Funeral Home ALBA 2000.
