Hulumtuesit në Seoul National University Hospital në Kore analizuan të dhëna shëndetësore të më shumë se 9.2 milionë të rriturish për të kuptuar lidhjen midis moshës së fillimit të duhanit dhe rrezikut të goditjes në tru dhe atakut kardiak më vonë në jetë.
Studimi konfirmon se fillimi i duhanit para moshës 20-vjeçare shoqërohet me pasoja serioze për shëndetin në të ardhmen, madje edhe nëse dikush e ka ndalur pirjen e duhanit prej shumë vitesh.
Gjatë periudhës së ndjekjes, rreth 9.3 vjet, njerëzit që filluan të pinin para 20-tës kishin më shumë se dyfish rrezikun e atakut kardiak krahasuar me jo duhanpirësit dhe rreth 80% rrezik më të lartë të goditjes në tru.
Edhe personat që ndaluan pirjen e duhanit mbetën me rrezik në rritje, në krahasim me joduhanpirësit.
Rezultatet dolën më të larta për ata që filluan para moshës 15-vjeçare, që kishin rrezik edhe më të madh për goditje, atak kardiak, sëmundje kardiovaskulare dhe vdekje
Studimi sugjeron se pirja e duhanit në moshë të re mund të shkaktojë inflamacion afatgjatë, varësi më të fortë nga nikotina dhe të ndikojë negativisht në nivelet e kolesterolit./mxh
