Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, Mohammad Eslami, përjashtoi mundësinë e kufizimit të programit të pasurimit të uraniumit.
Në një intervistë me agjencinë e lajmeve “Isna”, Eslami theksoi se pretendimet për kufizim janë dëshira të kota.
“Pretendimet dhe kërkesat e armiqve tanë për të kufizuar programin e pasurimit të uraniumit të Iranit nuk janë gjë tjetër veçse dëshira të kota që do të varrosen”,- tha Eslami.
Elsami tha se të gjitha komplotet dhe veprimet e “armiqve” të Iranit kanë dështuar, ndërsa shtoi se Shtetet e Bashkuara po përpiqen më kot të arrijnë qëllimet e luftës përmes negociatave./mxh
