Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim më pensionistët në Berat. Gjatë fjalës së tij, Rama foli për skemën e pensioneve, ku tha se rritja e përvitshme është e garantuar me buxhet.
Gjatë fjalës së tij, Rama ka ironizuar dhe Lulzim Bashën, për të cilin tha se nuk dinte as shumëzimin. Ndër të tjera, u shpreh se opozita në daljet televizive përdorin pensionistët si “mish për top” për t’ju kundërvënë qeverisë.
“Pensionistët kanë qenë prioritet po rritja e pesnioneve ka qenë dhe është më e vështiran. Pensiuonet funskionojnë në bazë të skemës së shoqërimeve shoqërore që është jo solide dhe gropë, siç e gjetëm. Dhe rritja bëhet e vështirë për të mos rrezikuar themelet e ekonomisë. Rritja e pagave të të tjerëve duhet ti gëzojë pensionistët sepse në çdo pagë që rritet ka një kontribut sigurimesh që rriet dhe shkon për ju. Pavarësisht se rrugës u ndëshem më tërmet, pandemi dhe pasoja në çmimet e energjisë të një lufte, ne ja dolëm të ishim i vetmi vend që nuk rriti çmimin e energjisë elektrike, por e ulëm.
Skema e rritjes me dyfishim të përvitshëm është e garantuar 100% me buxhet. Jeni gjenerata e fundit me laps dhe letër, gjenerata tjetër janë me sy e veshë. Kur vjen puna tek lapsi e letra, një parti e tërë në opozite, udhëhiqej nga dikush që nuk dinte shumëzimin. Niveli i atyre që e kishin zgjedhur ishte dhe më keq. Pastaj do vijë dhe dita kur do goditet dhe mbledhja e zbritja.
Më vjen për të qeshur kur këta që dalin pa lasp e letë, thonë që PS e kanë votuar pensionistët se janë komunistë. Jnë ata që flasin në dritën e kamërave për pensionet, pastaj kur fiken kamerat marrin në të zezë paratë se nuk kontribuojnë. Kush flet më shumë për ju në studio, paguan më pak për ju nga paga e vet, se pjesën më të madhe e merr në të zezë që mos tju japë ju pensione. Sepse ju ju duan si mish për top kundër qeverisë”, tha Rama./mxh
