Last Updated on 10/04/2026 by Monika
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Nikël. Në një reagim zyrtar, policia njofton se ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti për motive të dobëta, ku shtetasi E.A., ka qëlluar shtetasin A.C.
Autori është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.
Ndërkohë bëhet gjithashtu me dije se trupi i viktimës është gjetur në fshatin Kurçaj të Niklës, i kthyer përmbys dhe me shenja plumbash. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij./mxh
