Milan po vlerëson mundësinë për të transferuar Robert Lewandowski, duke ndjekur një strategji të ngjashme me atë të afrimit të Luka Modric.
Sulmuesi i Barcelonës është në fokus edhe të Juventusit, që synon ta marrë me parametër zero. Ideja është të investohet te një lojtar me eksperiencë, duke kursyer në karton, por me një pagë të lartë.
Lewandowski, ka shënuar 565 gola në karrierë. Largimi i tij nga Barcelona duket gjithnjë e më i mundshëm, ndërsa e ardhmja mbetet e hapur.
Juventus ka nisur lëvizjet prej disa muajsh për këtë operacion. Mbetet për t’u parë zgjedhja e lojtarit, mes Serie A dhe kampionateve të tjera. Në këtë sezon, ai ka realizuar 12 gola në La Liga./mxh
