Kanë nisur në Islamabad të Pakistanin, bisedimet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas mediave ndërkombëtare është e paqartë nëse negociatat mes delegacioneve po zhvillohen ballë për ballë apo përmes ndërmjetësve.
Delegacioni amerikan përbëhet nga I dërguarit i Posaçëm, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, si dhe zyrtarë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare, Departamenti i Shtetit dhe Pentagoni. Delegacioni iranian udhëhiqet nga ministri i Jashtëm Abbas Araqchi dhe kryetari i Parlamentit Mohammad Baqer Qalibaf.
Nëse konfirmohen si të drejtpërdrejta, bisedimet cilësohen historike, për shkak se do të jenë negociatat ballë për ballë të nivelit më të lartë midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara që nga themelimi i Republikës Islamike në vitin 1979.
Diskutimet vijnë në mes të një armëpushimi të brishtë, me të dyja palët që ende nuk e kanë konfirmuar fushëveprimin e negociatave.
Ndërkohë edhe nëse bisedimet zhvillohen në mënyrë indirekete, ky është një moment i rëndësishëm për Pakistanin dhe ishte e vështirë të imagjinohej në këto gjashtë javë lufte, duke pasur parasysh sa larg qëndrojnë të dyja palët në çështjet kyçe dhe mosbesimin e thellë.
Pritet që këto bisedime të sjellin një armëpushim të zgjatur, ndonjë formë marrëveshjeje, apo edhe një premtim për të vazhduar bisedimet./mxh
