Është arrestuar autori i vrasjes së 41-vjeçarit në Nikël të Fushë-Krujës. Në pranga është vënë shtetasi E.A., i cili sipas raportimeve është kapur në një banesë të vjetër të braktisur.
Më herët u raportua se autori me viktimën kishin një konflikt për çështje pronash që vijonte prej dy vitesh.
Viktima kishte shkuar te shtëpia e prindërve të tij dhe kishte parkuar makinën para banesës së autorit. Ky ka qenë dhe shkaku i nisjes së konfliktit mes dyshes që ka degraduar deri në vrasjen e 41-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”.
Kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari që dyshohet se vrau me armë 48-vjeçarin, dje, gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas kontrolleve të shumta me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Verjon, Krujë, kanë kapur në vendin e quajtur “Bruz-Mal” dhe kanë vënë në pranga shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Verjon.
Ky shtetas dyshohet se, ditën e djeshme, ka vrarë me armë shtetasin A. Ç., 48 vjeç, për motive të dobëta, dhe pas kryerjes së krimit u largua nga vendi i ngjarjes.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./mxh
