Java e 30-të në Kategorinë e Parë ka konfirmuar formën e mirë të ekipeve kryesuese, ndërsa gara për mbijetesë mbetet e hapur.
Skënderbeu siguroi një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Burrelit me rezultatin 0-1, falë golit të Mario Beshirajt, duke ruajtur kreun me 73 pikë.
Ndjekësi më i afërt, Laçi, mposhti Kastriotin 1-2 në transfertë, duke qëndruar vetëm tre pikë larg korçarëve.
Ndërkohë, Pogradeci shkatërroi Kukësin me shifrat 5-1, duke e mbajtur veten në garë për vendin e dytë përpara përballjes direkte me kurbinasit.
Në fundin e tabelës, Luftëtari mori një fitore shprese ndaj Ilirisë, ndërsa sfidat Lushnja-Besa dhe Korabi-Apolonia u mbyllën pa gola./mxh
