Kryeministri libanez, Nawaf Salam, ka njoftuar se do të shtyjë udhëtimin e planifikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kombet e Bashkuara, duke përmendur nevojën për të qëndruar në Bejrut.
“Në dritën e rrethanave të brendshme që po vazhdojnë, kam vendosur ta shtyj udhëtimin tim në Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që të mund të mbikëqyr punën e qeverisë këtu në Bejrut”, bëri me dije Salam në një postim në “X”.
Një burim nga qeveria libaneze se Salam pritej të udhëtonte për në Uashington në ditët në vijim, pasi Izraeli sinjalizoi hapjen për negociata të drejtpërdrejta me Libanin.
Vonesa vjen në një kohë kur një armëpushim i brishtë dyjavor midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është në fuqi për momentin, por mbetet nën presion, ndërsa Izraeli vazhdon të godasë objektivat e Hezbollahut në Liban./mxh
