Bayern Munich fitoi 5-0 ndaj St. Pauli në transfertë, duke vazhduar serinë pa humbje në 10 ndeshje në Bundesligë.
Goli i parë u shënua në minutën e 9-të nga Jamal Musiala pas një asistimi të Laimer. Goli i dytë erdhi në pjesën e dytë me Goretzka, pas një goditjeje dënimi të Kimmich.
Më pas shënuan edhe Olise dhe Jackson, ndërsa Guerreiro vulosi rezultatin në fund. Bayern dominoi ndeshjen dhe shfrytëzoi gabimet e kundërshtarit në mesfushë.
Në këtë takim, Bayern theu rekordin e golave në Bundesligë, duke kaluar shifrën 101 të vendosur në sezonin 1971/72.
Me këtë sukses, bavarezët mbajnë vendin e parë me 76 pikë, me titullin thuajse të siguruar, pasi diferenca me Dortmundin e vendit të dytë është 12 pikë./mxh
