Last Updated on 11/04/2026 by Monika
Në Lozanë të Zvicra po zhvillon punimet Kongresi i 88-të i AIPS, një nga forumet më të rëndësishme të gazetarisë sportive në botë.
Shqipëria përfaqësohet në këtë aktivitet nga gazetari Ervin Baku, njëkohësisht Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Shtypit Sportiv, si dhe nga fotografi i njohur i sportit Ferdinand Hazisllari.

Lajmi më i rëndësishëm për delegacionin shqiptar vjen nga zgjedhjet e zhvilluara në kuadër të këtij kongresi, ku Ervin Baku është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të AIPS Europe për mandatin katërvjeçar 2026–2030. Ky është një moment historik, pasi për herë të parë një gazetar sportiv shqiptar bëhet pjesë e strukturave drejtuese të këtij organizmi ndërkombëtar.

Ndërkohë, në krye të AIPS Europe është zgjedhur gazetari francez Marc Ventouillac, pjesë e së përditshmes sportive L’Équipe.
Pjesëmarrja dhe përfaqësimi në këtë nivel i Shqipërisë konsiderohet një hap i rëndësishëm për rritjen e rolit dhe influencës së gazetarisë sportive shqiptare në arenën ndërkombëtare./mxh
