Pas deklaratës së bujshme të Einxhel Shkirës, e cila rrëfeu zhgënjimin nga miqtë e saj Graciano Tagani dhe Argjira Spanca gjatë periudhës kur theu këmbën duke lënë të kuptohet se disa njerëz nuk i qëndruan pranë në momentin më të vështirë ka ardhur reagimi i Graciano Taganit.
Ndonëse Einxhel theksoi se “brenda saj diçka u thye” kur nuk mori mbështetjen që priste, Graciano ka zgjedhur një rrugë tjetër për të adresuar krisjen e raportit të tyre. Përmes një mesazhi që reflekton mirënjohje, balerini ka vendosur të mos ndalet te “të këqijat”. Gjatë intervistës së fundmi të dhënë për një media kosovare ai u shpreh kështu:
“Unë preferoj nga Enxhi dhe çdo njeri, të mbajë mend gjërat e mira, jo të këqijat. Unë preferoj ta kujtoj për mbështetjen kur kam pasur nevojë,” tha balerini.
Ndërsa Einxhel u shpreh tejet e lënduar se “disa gjëra janë të bukura për aq sa zgjasin” dhe se nuk mund të shtirej sikur çdo gjë ishte mirë, Graciano duket se kërkon të mbyllë këtë kapitull pa polemika. Ai ka zgjedhur të vlerësojë ndihmën që moderatorja i ka dhënë dikur, duke lënë mënjanë hatërmbetjet që çuan në ftohjen e tyre.
A është kjo një tentativë për paqe apo thjesht një “lamtumirë” elegante? Mbetet për t’u parë nëse Einxhel do të ketë një reagim tjetër pas kësaj deklarate./mxh
