Last Updated on 13/04/2026 by EL
Në një reagim publik, Kreshnik Spahiu rendit një seri akuzash ironike që sipas tij do t’i bëheshin Péter Magyar nëse ai do të ishte figurë politike në Shqipëri, duke përfshirë etiketime si “mosmirënjohës”, “besëprem”, “kolonë e 5 e Orban”, si dhe akuza për përfitime ekonomike dhe lidhje politike.
Në listën e tij, Spahiu përmend gjithashtu pretendime të ndryshme të natyrës politike dhe personale që shpesh, sipas tij, përdoren në diskursin publik shqiptar për të diskredituar kundërshtarët.
Në fund të postimit, ai e mbyll me një koment kritik ndaj klimës së debatit publik, duke shkruar se “paranoja kolektive” në shoqëri është shqetësuese.
“Në Shqipëri Péter Magyar do akuzohej si:
– Mosmirënjohës i posteve që i dha Orban.
– Besë-prem i partisë.
– Kollonë e 5 e Orban.
– Kollovar tek gruaja ministre e Orban.
– Bëri lek të madh tek Banka që e vuri Orban.
– Hëngri bukë në borde dhe i përmbysi kupën.
– E ka fut Orban me ça opozitën.
– Ka 300 apartamente në palzh.
– Servil i ambasadave.
– Më mirë votojmë Orban se klyshat e tij.
Paranoja kolektive të tmerrshme kemi si popull”, shkruan Spahiu./E.T
