Ka ngjyra që i sheh dhe i njeh menjëherë. Electric Purple është e tillë. Kjo vjollcë elektrike është edhe ngjyra e re e edicionit të limituar të IQOS ILUMA, prezantuar më 25 mars në boutique-un e IQOS në Tiranë. Hapësira ishte transformuar për t’u dhënë të ftuarve idenë se po hynin në një dimension tjetër. Rreth 100 të ftuar, muzikë, ushqim dhe fillimi i diçkaje që IQOS e quajti “Ëndrrat”: pesë eksperienca për komunitetin e tij, që do të zbulohen njëra pas tjetrës.
Ëndrrën e parë e prezantoi Gentjan Shaqiri, kampion i Formula 3, njeri i pistës dhe i disiplinës. Eksperienca do të sillte sportin e gokarting në një dimension të ri. Tre komunitete kreative si protagonistë: DJ-të, tattoo-artistët dhe berberët.
Pesë ditë më vonë, gjithçka u zhvendos në Arena Karting Albania. Kur muzika u lëshua dhe makinat zunë pistën, ajo që ndodhi nuk ishte ajo që pritej. DJ-të kishin një lidhje të çuditshme me pistën. Ritmi i kthesave dhe ritmi i muzikës janë më afër njëri-tjetrit nga sa mendon, dhe ata e ndienin këtë. Tattoo-artistët, njerëz të saktësisë, iu qasën çdo kthese me të njëjtin precizion me të cilin i qasen punës së tyre: asgjë rastësore, asgjë e shpejtuar pa qëllim. Berberët hipën pas timonit me një qetësi që për shumëkënd tingëllon si mosinteresim, por në pistë ishte strategji e pastër.
Gara ishte aq e shpejtë sa beat-et. E vërtetë, me adrenalinë. Në fund, fituesi mori një udhëtim për në Portugali, një tjetër eksperiencë unike.
Katër “Ëndrra” mbeten. Por kjo e para tregoi diçka: kur i nxjerr njerëzit kreativë nga zona e tyre e komfortit, ata nuk humbasin, por gjejnë rrugë të reja./mxh
