Një zjarr që mori përmasa gjigande ka përfshirë një ditë më parë një pallat pranë “Farmacisë 10” në Tiranë. Flakët vijuan për më shumë se tre orë duke shkrumbuar një pjesë të madhe të pallatit.
Sipas raportimeve, rreth 30 apartamentë janë prekur nga zjarri ndërsa dëmet materiale të shkaktuara janë të shumta.
Nga zjarri, 11 persona u dërguan në urgjëncë ndërsa 6 prej tyre janë shtruar, dhe fatmirësisht për asnjë prej tyre nuk ekziston për jetën.
Shkaqet e nisjes së flakëve ende nuk dihen, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Në operacionin për shuarjen e flakëve përveç forcave zjarrfikëse, u angazhuan edhe dy helikopterë Cougar të ushtrisë. /kb
