Last Updated on 15/04/2026 by Anisa
Parlamenti i Shqipërisë ka miratuar së fundmi ndryshime në ligjin “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”, të cilat po ndiqen nga afër nga institucionet e Bashkimit Evropian. Sipas vlerësimeve paraprake, theks i veçantë do t’i kushtohet përputhshmërisë së këtyre ndryshimeve me legjislacionin e BE-së në fushën e prokurimit publik, i cili kërkon procedura transparente dhe konkurruese në dhënien e koncesioneve, përfshirë edhe në sektorin e porteve.
BE për Top News:
”Ne jemi në dijeni se Parlamenti miratoi ndryshime në Ligjin “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”. Ndryshimet do të duhet të vlerësohen nga afër nga shërbimet tona, veçanërisht në fushën e prokurimit publik dhe përputhshmërinë e tyre me legjislacionin e BE-së, i cili kërkon procedura transparente dhe konkurruese për dhënien e koncesioneve, përfshirë edhe për portet.
Gjithashtu kuptojmë se teksti i ri përfshin dispozita të pranishme në Ligjin për Investitorët Strategjikë. Ky është një ligj që Shqipëria pritet ta shfuqizojë si pjesë e hapave të Agjendës së Reformave dhe në kuadër të kushteve përmbyllëse për Kapitullin 27. Shqipëria duhet të përmbahet nga çdo hap që bie ndesh me këto angazhime.
Gjithashtu kuptojmë se teksti i ri përfshin dispozita të pranishme në Ligjin për Investitorët Strategjikë. Ky është një ligj që Shqipëria pritet ta shfuqizojë si pjesë e hapave të Agjendës së Reformave dhe në kuadër të kushteve përmbyllëse për Kapitullin 27. Shqipëria duhet të përmbahet nga çdo hap që bie ndesh me këto angazhime”, thuhet në deklaratën zyrtare.
