Last Updated on 15/04/2026 by Monika
Farat chia janë një ushqim me shumë vlera, i njohur për përmbajtjen e tyre të lartë me përbërës që ndihmojnë funksionimin e trurit, sistemin kardiovaskular, tretjen dhe shëndetin e përgjithshëm.
1. Omega-3 për trurin
Chia janë burim i shkëlqyer i acideve yndyrore omega-3, të veçanta për ruajtjen dhe përmirësimin e funksionit të trurit. Omega-3 ndihmojnë në zhvillimin e qelizave nervore, përqendrimin dhe kujtesën, si dhe luftojnë inflamacionin që mund të dëmtojë neuronet.
2. Antioksidantë që mbrojnë qelizat
Farat chia përmbajnë antioksidantë të fuqishëm, si kuercetina dhe acidet fenolike, të cilët neutralizojnë radikalët e lirë, duke mbrojtur qelizat nervore nga dëmtimi dhe plakja e parakohshme.
3. Fibra për tretje dhe energji të qëndrueshme
Chiat janë të pasura me fibra, të cilat ndihmojnë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak, përmirësimin e tretjes, mbajtjen e ndjenjës së ngopjes. Kjo përmirëson energjinë dhe funksionin mendor, sepse truri ka nevojë për furnizim të qëndrueshëm me glukozë.
4. Proteina dhe minerale të dobishme
Chiat përmbajnë proteina me aminoacide esenciale dhe minerale si kalcium, magnez dhe hekur, të cilat mbështesin funksionin normal të trurit, qarkullimin e oksigjenit, energjinë dhe përqendrimin
Si t’i përdorim farat chia:
-Në smoothie
-Si shtesë mbi drithëra ose kos
-Në sallata ose në brumin e bukës
Farat chia formojnë një strukturë gelike kur bashkohen me lëngje, gjë që ndihmon në tretje dhe sjell ndjesinë e ngopjes.
Përfitimet për trurin
-Mbështesin funksionin e neuroneve dhe kujtesën
-Ulin inflamacionin dhe stresin oksidativ
-Përmirësojnë kontrollin e sheqerit dhe energjinë
-Mbështesin shëndetin e përgjithshëm të qelizave nervore./mxh
