SHBA-të dhe Irani kanë rënë dakord në parim për takim diplomatik, por ende nuk kanë vendosur për një datë dhe vend për takimin, sipas medias prestigjioze “Wall Street Journal”.
Ndërmjetësit rajonalë po bëjnë presion për të zgjatur armëpushimin midis SHBA-së dhe Iranit dhe për të organizuar një raund të dytë bisedimesh, por progresi ka qenë i ngadaltë, sipas zyrtarëve të njohur me çështjen.
Vërehet se kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif do të vizitojë Arabinë Saudite, Katarin dhe Turqinë nga 15 deri më 18 prill, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme në Islamabad. Zyrtarët shtuan se nuk ka gjasa që një takim midis SHBA-së dhe Iranit të zhvillohet para përfundimit të asaj vizite.
Armëpushimi dyjavor mes dy vendeve u njoftua nga presidenti amerikan Donald Trump më datë 7 prill./mxh
