Last Updated on 12/11/2026 by EL
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend.
Duke filluar nga sot, ora 18:30, nafta do të tregtohet me jo më shumë se 210 lekë për litër, benzina me 165 lekë, ndërsa gazi për automjete me 71 lekë për litër.
Vendimi është marrë në mbledhjen e radhës të Bordit të Transparencës, në kuadër të masave për kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 165 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 153 lekë/litër.
Cmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.
Gjithashtu, çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit do të jetë 114 lekë/litër./et
