Last Updated on 15/04/2026 by EL
Sali Berisha është vendosur me shpatulla për muri nga një demokrat, gjatë takimit që është zhvilluar me fermerët.
Në takim, militant i PD-së e ka fshikulluar Berishën për përjashtimet që ka kryer së fundmi ndaj atyre anëtarëve të PD-së që kanë mbështetur Ervin Saljanji, apo kanë kandiduar për kryetar të PD-s.
“Mendimi ndryshe nuk mund të përjashtohet”, ka thënë demokrati, duke e vënë Berishën në siklet të madh.
Një tjetër fermer i ka kërkuar kryedemokratit që kur të vijë në pushtet, nafta për bujqësinë të bëhet pa akcizë, gjë që do të ndihmonte me uljen e kostos së prodhimit.
“Ju keni thënë shumë gjëra, e mira do të ishte t’i thoni fermerit shqiptarë që do ta bëni naftën si e gjithë Europa, naftë bujqësie pa akcizë doktor, ky është gjaku që do t’i jepni fermerëve”, tha ai./et
