Presidenti amerikan Donald Trump duket se ka ka shprehur bindjen se së shpejti mund të arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Iranin.
“Do të shohim se çfarë ndodh. Por mendoj se jemi shumë afër një marrëveshjeje me Iranin”,-u tha Trump gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë.
Trump tha se takimi i ardhshëm midis SHBA-së dhe Iranit mund të zhvillohet këtë fundjavë dhe sugjeroi se një zgjatje e armëpushimit dyjavor për të cilin tashmë janë rënë dakord nga të dyja palët ishte e mundur.
Megjithatë, ai shtoi se një zgjatje mund të mos jetë e nevojshme, pasi Teherani dëshiron një marrëveshje./kb
