Last Updated on 17/04/2026 by EL
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, pritet të jetë në qendër të vëmendjes së merkatos së verës, pasi raportohet se po ndiqet nga gjigandi spanjoll FC Barcelona.
Sipas mediave, drejtuesit e Barcelonës janë duke shqyrtuar mundësinë për të përforcuar repartin ofensiv dhe lojtari i Mallorcas shihet si një opsion interesant për shkak të formës së tij të mirë dhe fizikut imponues.
Sulmuesi kosovar ka bërë paraqitje të shkëlqyera në sezonin e fundit, teksa është golashënuesi i dytë më i mirë, pas Mbappe. Pavarësisht dëshirës së Barçës, ende nuk ka një ofertë zyrtare, pasi klubi është duke analizuar edhe alternativa të tjera në treg.
Nga ana tjetër, Mallorca nuk pritet ta lërë lehtë të largohet, duke qenë se ai konsiderohet një nga lojtarët kyç të ekipit. Nëse negociatat avancojnë, kjo mund të jetë një nga transferimet më interesante për futbollistët shqiptarë në arenën ndërkombëtare./et
