Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale për të promovuar nismën “Paketa e Maleve”, duke e shoqëruar me mesazhin: “Mirëmëngjes dhe me këtë mesazh për Paketën e Maleve, që u jep jetë dhe zhvillim të ri zonave malore duke legalizuar pronësinë, lehtësuar investimet dhe krijuar mundësi reale në turizëm, bujqësi dhe ekonominë lokale, ju uroj një fundjavë të mbarë.”
Në pamje të parë, videoja shfaq një peizazh malor dhe një vajzë të re që flet për përfitimet e kësaj pakete. Megjithatë, as peizazhi dhe as personazhi nuk janë realë, pasi e gjithë videoja është krijuar me anë të inteligjencës artificiale (IA).
Në përmbajtjen e videos, vajza shpjegon se “Paketa e Maleve” synon të nxisë zhvillimin e zonave malore duke legalizuar pronësinë, lehtësuar investimet dhe duke krijuar mundësi në fusha si turizmi, bujqësia dhe ekonomia lokale.
Ajo gjithashtu u bën thirrje qytetarëve që të kthehen dhe të investojnë në këto zona, duke theksuar se malet nuk janë vetëm natyrë, por edhe një mundësi për zhvillim dhe rikthim/kb
