Last Updated on 19/04/2026 by Monika
Një 53-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme tek Ujëvara e Sotirës, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.
Sipas informacioneve policore, shtetasi R.Xh., ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve për qëllime turistike drejt zones. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Gramsh/Informacion paraprak
Më datë 19.04.2026, rreth orës 12:45, tek Ujëvara e Sotirës, shtetasi R. Xh., 53 vjeç, banues në Durrës, i cili ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve për qëllime turistike drejt zonës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë lëvizjes në këmbë dhe, për pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./mxh
