Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se një delegacion do të udhëtojë për në Pakistan për një raund të ri negociatash me Iranin.
Në postimin e tij në mediat sociale, ai tha se përfaqësuesit e tij do të mbërrinin në Islamabad të hënën në mbrëmje. Menjëherë më pas, Shtëpia e Bardhë i tha zëvendëspresidentit të SHBA-së, JD Vance se ishte ai qw do të udhëhiqte delegacionin amerikan.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi për BBC-në se delegacioni do të përfshinte këshilltarët e Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët ishin të pranishëm edhe në bisedimet e mëparshme.
Teherani ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij . Media shtetërore iraniane ka raportuar se zyrtarët nuk do të marrin pjesë për sa kohë që bllokada amerikane mbetet në fuqi.
Bisedimet e fundit zgjatën rreth 21 orë dhe nuk arritën të arrinin një marrëveshje paqeje, pasi Uashingtoni dhe Teherani mbetën larg njëri-tjetrit për çështje kyçe, përfshirë programin bërthamor të Iranit./kb
