Last Updated on 20/04/2026 by Anisa
Do t’i kthehem misionit të madh të bashkimit të së djathtës. Kështu u shpreh kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, pas dështimit të bisedimeve me kryeministrin Albin Kurti për çështjen e presidentit.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me përafrimin e Vjosa Osmanit në LDK ai u përgjigj:
“Përafrimi i Vjosa Osmanit do të ishte lajm i mirë për kosovën dhe ldk dhe do punoj për këtë qëllim deri në ditën e fundit. Takohem me Vjosën dhe jemi miq. Nuk ka kushte, bashkimi nuk ka kushte, kërkon afrim koordinim të mbarë, alternativë serioze për vendin që punon për vendin dhe nuk krijon kriza të vazhdueshme”.
