Gigi Hadid u rikthye në tapetin e kuq të shtunën, më 18 prill, duke veshur një fustan të gjatë prej mëndafshi të bardhë në një stil nostalgjik gjatë ceremonisë së 12-të të “Breakthrough Prize Awards” në Los Anxhelos. Modelja, e cila punon me stilisten Elizabeth Sulcer, kishte zgjedhur një fustan të personalizuar nga David Koma, të realizuar nga mëndafsh luksoz i bardhë.

Ajo solli rikthimin e një trendi të vjetër në modë, fustanin me lidhje në qafë, ku rripat e qafës ishin të zbukuruar me një gur të madh dekorativ në qendër. Paraqitja e saj ishte elegante dhe e pastër, duke theksuar stilin minimal dhe klasik që karakterizon shpesh daljet e saj publike.
Për këpucë, ajo kishte veshur sandale të bardha me takë të mesme dhe majë të hapur nga marka Andrea Wazen, model “Carol 75 Mules”, të zbukuruara me kapëse kristali. Pamja u kompletua me bizhuteri nga Anayam London Jewels, të cilat shtuan më shumë shkëlqim në kombinimin e përgjithshëm.
Në këtë paraqitje, rikthimi i fustanit me lidhje në qafë duket si një sinjal i qartë se ky stil nostalgjik po kthehet sërish në modë./mxh
