Last Updated on 20/04/2026 by EL
Pavarësisht se Broja nuk po kalon një sezon të mirë te skuadra e Burnley, cilësitë e lojtarit nuk diskutohen dhe në verë emri i tij mund të përfundojë në merkato. Media spanjolle “Fichajes.net” shkruan se Broja i është ofruar Barcelonës. Ai duket si një alternativë e mirë për sulmin, pasi do të ishte një afrim me kosto të ulët.
Problemet ekonomike i detyrojnë katalanasit të eksplorojnë formula të tilla si huazime ose nënshkrime “Loë Cost”.
Për vetë Brojën, kalimi në “Camp Nou” do ishte një trampolinë e vërtetë, ndërsa në krahun tjetër, për Barçën do ishte përforcim i rëndësishëm. Gjigandi spanjoll synon edhe transferimin e Muriqit./ET
