Last Updated on 20/04/2026 by Monika
Drejtuesja politike e qarkut të Tiranës, Ogerta Manastirliu ka marrë pjesë në takimin me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë për të folur për Paketën e Maleve, ku i pranishëm është dhe kryeministri Edi Rama.
Manastirliu u shpreh gjatë fjalës së saj se bashkia Tiranë shprehjen më të lartë të interesit për Paketën e Maleve, pas bashkisë së Shkodrës. Sipas saj vetëm për zonën e Dajtit janë 100 shprehje interesi.
“Këto takime që ne kemi nisur i vlejnë diskutimeve si mund të bashkëpunojmë për ekoniminë e Tiranës dhe si mund të zhvillohemi apo të ecim më me ritëm për sa i përket përthithjes të garancive që qeveria po vendos sa i përket kredive lehtësuese, në raport me programet “Dyfisho biznesin tënd” apo “Paketa e Maleve”. Bashkia e Tiranës ka shprehjen e interesit më të lartë për Paketën e Maleve pas Shkodrës. Do të kemi dhe një veprim të shpejtë nga qeveria pasi bashkia të dorëzojë hartën për aplikimet. Vetëm për zonën e Dajtit janë 100 shprehje interesi. Duket që ka interes edhe në raport me kapitalin që doni të vendosni. Interesi është zgjuar dhe ne do të vijojmë me ritëm të aplikojmë dy programet shumë të rëndësishme”, u shpreh Manastirliu./MXH
