Last Updated on 20/04/2026 by Monika
Çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Luka Modriç? Për këtë foli Fabricio Romano në një video të publikuar në kanalin e tij në “YouTube”.
Kjo nuk ka ndryshuar idenë e klubit për të vazhduar me Modriç edhe vitin e ardhshëm. Nuk është një çështje ekonomike apo dëshire, është një çështje që prek disa pika të tjera. Modriç kërkon fillimisht garanci që Milani të jetë në Champions League sezonin e ardhshëm. Marrëdhënia me Maks Alegrin është shumë e fortë dhe edhe kjo është një faktor. Modriç e vlerëson shumë Alegrin dhe e njëjta gjë vlen edhe anasjelltas.
Më pas është edhe çështja e konkurrueshmërisë së skuadrës. Luka Modriç nuk është vetëm një kampion, por edhe një njeri shumë ambicioz dhe pret që Milani të jetë në nivel të lartë sa i përket ekipit që do t’i vihet në dispozicion sezonin e ardhshëm, duke pasur parasysh edhe pjesëmarrjen në kompeticionet europiane. Këta janë faktorët.
Milani e ka bërë pjesën e tij dhe i ka dhënë Modriçit liri të plotë për rinovimin. Kurdo që ai dëshiron, klubi është gati të firmosë dhe të vazhdojë. Milani pret vetëm një sinjal nga Modriç, i cili mund të vijë në çdo moment. Ka optimizëm, por këto janë pikat kryesore, të lidhura sidomos me konkurrueshmërinë e skuadrës, që Modriç po i pret përpara se të marrë vendimin për verën”, tha ai./mxh
