Last Updated on 20/04/2026 by Monika
Kreu i PD-së Sali Berisha në foltoren e ditës së sotme para Kryeministrisë ka folur për protestën e së premtes, ku ka deklaruar se protestuesit u helmuan me lëndë nga më të rrezikshmet.
Berisha theksoi se gjatë protestës nuk pati asnjë ushtrim dhunë nga protestuesit por nga ata që i quan narkokriminelë të regjimit të Ramës.
“Ditën e premte Shqipëria dhe Europa panë madhështinë e kryengritjes së opozitës më të pamposhtur kundër Ramës, kryeministrit të vetëm që bën ligje për të mbrojtur vjedhjet e tij.
Ditën e premte shqiptarët dhe miqtë e tyre kudo në botë u përballën me pamjet më të shëmtuara që të kujtonin sulmet e Asadit mbi popullin.
Helmuan qytetarët me lëndë nga më të rrezikshmet helmuese. Ndodh që në Europë bëhen protesta, ndodh që këto të jenë dhe të dhunshme kemi parë të gjitha pamjet dhe institucionet e dëmtuara dyqane private që digjen dhe grabiten, kurrë nuk janë parë në Europë që protestuesit të dhunohen si qytetarët shqiptarë ditën e premte. Protesta e së premtes nuk pati asnjë ushtrim dhune nga protestuesit paqësor. Në momentin që përfundova fjalimin, narkokriminelë janë lëshuar si shtazë, si kafshë kundër protestuesve si të ishin hasmi më i rrezikshëm i këtij vendi.
Pse kjo dhunë?
Sepse Edi Rama, Besfort kimiku, Skënder Balluku Sokol Bespreri me vetëdije të plotë helmuan qytetarët të kapur nga një frikë e tmerrshme në shpirtin e tyre të zi. Ne po protestonim, kundër rritjes së çmimit të naftës, kundër farsës elektorale, kundër rritjes së çmimeve, varfërimit të shqiptarëve, kundër bllokimit të drejtësisë nga Rama, ishim në protestë kundër pengesave të mëdha në rrugën drejt BE”, tha Berisha./mxh
