Last Updated on 21/04/2026 by EL
Socialistët në Komisionin e Bujqësisë rrëzuan një nismë të deputetit të PD-së Eno Bozdo për heqjen e akcizës për Gazin Natyror vetëm për industrinë e prodhimit. Deputeti i PD-së argumentoi se heqja e kësaj akcize do të sillte stimulimin e industrisë së prodhimit në vend, ndërsa tha se nisma përafrohet 100% me direktivën e BE-së.
“Eliminimin e akcizës mbi gazin natyror qe përdoret për qëllime prodhimi dhe jo tregtimi dhe te energjisë”, tha Bozdo. Ministria e Financave rekomandoi që nisma të rrëzohet, për faktin që qeveria do të sjellë në fundvit në Kuvend një projektligj tërësisht të ri mbi akcizat!
“Në 3 mujorin e fundit të këtij viti do të sjellim në parlament një projektligj të ri tërësor për akcizat, që do të përmbajë komplet politikën e rishikuar të kuadrit rregullator!”, tha Enkelejda Kuçi. Deputetët socialistë thanë se nisma nuk mund të kalojë për shkak të disa problematikave në paraqiten e saj përfshirë efektet e mëdha në buxhetin e shtetit.
“Humbje e të ardhurave në buxhetin e shtetin. I përgjithshëm, jo konkret”, shtoi Fadil Nasufi, deputet i PS-së./et
