E ardhmja e Ernest Muçit është futur në një fazë vendimtare, me datën 10 maj si afatin final për të mësuar destinacionin e tij të ri.
Presidenti i Besiktasit, Serdal Adali, ka bërë të ditur se Trabzonspori ka kohë deri në këtë datë për të shfrytëzuar opsionin e blerjes së kartonit të lojtarit shqiptar.
Në të kundërt, Muçi do të rikthehet te gjigantët e Stambollit për sezonin e ardhshëm.
Në një intervistë për “HT Spor”, Adali u shpreh hapur se dëshiron rikthimin e Muçit dhe të Semih Kiliçsoit (i huazuar te Cagliari), duke shpresuar që klubet respektive të mos i blejnë kartonët e tyre.
Kreu i Besiktasit theksoi se klubi nuk ka ndërmend të bëjë asnjë zbritje në çmimin e rënë dakord paraprakisht, duke e konsideruar të vështirë që klubet e tjera të paguajnë shifra të larta në këto kushte./mxh
