Harry Styles dhe Zoë Kravitz kanë ndezur thashetheme të reja për një fejesë të mundshme, pasi aktorja u pa në Londër me një unazë të madhe diamanti në gishtin e fejesës.
Dyshja u fotografua gjatë një shëtitjeje në kryeqytetin britanik, e veshur në stil të thjeshtë dhe casual. Zoë Kravitz kishte zgjedhur një pallto gri të hapur, kapele dhe syze dielli, ndërsa Harry Styles u shfaq me veshje sportive dhe syze të errëta.
Vëmendjen më të madhe e tërhoqi unaza e madhe me diamant në dorën e majtë të Kravitz, e cila menjëherë ka nxitur spekulime për një fejesë mes tyre. Ata gjithashtu u panë duke ecur dorë për dore, gjë që ka shtuar edhe më shumë zërat për një lidhje serioze.
Harry Styles dhe Zoë Kravitz kanë nisur të përfliten si çift që në vitin 2025, kur u panë për herë të parë së bashku në Londër, ndërsa më pas u fotografuan edhe në Roma dhe Nju Jork. Burime pranë tyre pretendojnë se marrëdhënia është zhvilluar shpejt dhe tashmë konsiderohet serioze.
Zoë Kravitz ka qenë më parë e martuar me Karl Glusman dhe e fejuar me Channing Tatum, ndërsa Harry Styles është lidhur më herët me disa figura të njohura të botës së showbiz-it./mxh
