Last Updated on 22/04/2026 by EL
Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim ministrin e Tregtisë të Turqisë, Ömer Bolat, i cili sot erdhi për vizitë zyrtare në Kosovë.
]Kurti foli dhe për synimet për hapjen e një linje të re ajrore ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me ndihmën e Republikës së Turqisë, siç thotë ZKM.
Pasi theksoi bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, Kurti përcolli mirënjohjen dhe falënderimet e tij për presidentin Recep Tayyip Erdoğan për “angazhimin dhe mbështetjen e posaçme ndërkombëtare për Kosovën”.
Të dy palët diskutuan për mundësitë e zgjerimit të Marrëveshjes për Tregti të Lirë edhe për shërbimet, përfshirë ato profesionale, të teknologjisë së informacionit, të transportit dhe të logjistikës, si dhe shërbimet financiare.
Në këtë kontekst, kryeministri Kurti përmendi potencialin e jashtëzakonshëm të Republikës së Kosovës për eksport të shërbimeve”, thuhet në njoftimin e ZKM-së./et
