Chelsea ka shkarkuar trajnerin Liam Rosenior pas humbjes shkatërruese 3-0 të martën në mbrëmje nga Brighton.
Ishte humbja e pestë radhazi e klubit në Ligën Premier, madje pa shënuar gol – seria e tyre më e keqe në 114 vjet.
Vendimi vjen tre muaj e gjysmë pasi Rosenior u emërua në krye me një kontratë pesëvjeçare e gjysmë si pasardhësi i Enzo Marescas.
“Klubi i Futbollit Chelsea sot i ka dhënë fund kontratës me trajnerin kryesor Liam Rosenior. Në emër të të gjithëve në Chelsea FC, dëshirojmë të shprehim zyrtarisht mirënjohjen tonë për Liam dhe stafin e tij për të gjitha përpjekjet e tyre gjatë kohës që kanë kaluar me klubin”.
“Liam është sjellë gjithmonë me integritetin dhe profesionalizmin më të lartë që nga emërimi i tij në mes të sezonit”.
“Ky nuk ka qenë një vendim që klubi e ka marrë lehtë, megjithatë rezultatet dhe performancat e fundit kanë rënë nën standardet e nevojshme, me ende shumë për të luajtur këtë sezon. Të gjithë në Chelsea FC i urojnë Liamit suksese në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.
I emëruar nga Chelsea më 6 janar, Liam Rosenior ishte në krye të Stamford Bridge për 106 ditë. /et

