Last Updated on 23/04/2026 by Anisa
Demokratët propozuan ndryshimin e sistemit zgjedhor në proporcional kombëtar me listë të hapur, kërkesë e cila u pranua në parim nga socialistët me kushtin që të preket Kushtetuta edhe me uljen e numrit të deputetëve.
Sali Berisha: PD ka rënë dakord me kërkesën e aleatëve të vet dhe të tjerëve në përpjekjen më serioze për të gjetur mirëkuptimin më të gjerë si opozitë, më të drejtë dhe më të ndershëm, secili pjesën e vet, kjo është ai ligj dhe ne e bëjmë. Kushte, të cilat kërkojnë të pengojnë këtë, ne nuk pranojmë. Ne nuk kemi pse pranojmë sepse ne nuk gjykojmë se pa zgjidhur problemin elektoral, nuk mund të ketë një reformë kushtetuese.
Edhe njëherë ne nuk bashkojmë votat me Edi Ramën dhe ai po përgatit, se tani problemi i tyre është lufta kundër Skapit, se këtu duan të dalin ata, po të harrojnë se do marrin kurrë një votë të PD, pasi ata e kanë betejë politike, nuk e kanë betejë në interes të qytetarëve.
